Si po shiten veprat e vjedhura antike në Evropën Perëndimore - Insajderi
×
Kulturë

Si po shiten veprat e vjedhura antike në Evropën Perëndimore

Insajderi
31 May 2017 - 23:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoritetet e Bullgarisë, Turqisë dhe Francës kanë arrestuar 22 persona për gërmimin ilegal të artefakteve dhe trafikimin e tyre në Evropën Perëndimore, deklaruan autoritetet bullgare ditën e premte.

Sipas News Focus News, të arrestuarit akuzohen për krimin e organizuar, për veprat e artit antik të fituara kryesisht përmes plaçkitjes së vendeve dhe rezervave arkeologjike bullgare dhe turke, raporton OCCRP.

“Ne i kemi hetuar këtë rast për rreth 1 viti e gjysmë”, tha Sotyan Temelakiev, zëvendës drejtor i departamentit të krimit të organizuar të Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë, CDCOC.

Kanali shkon nga Turqia, Bullgaria, dhe pastaj përmes Serbisë në vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht Franca, Britania dhe Gjermania,” tha Temelakiev.

Përveç arrestimeve, autoritetet kapën mbi 5,600 objekte me vlerë kulturore dhe historike, duke përfshirë monedhat nga koha e antikitetit, enët prej qeramike dhe metalike, unazat dhe vathët – disa prej ari dhe argjendi.

Policia konfiskoi gjithashtu 40 kompjuterë, 20 detektorë metali dhe pajisje të tjera digjitale.

Misioni thuhet se filloi në vitin 2016 si një hetim i përbashkët midis Bullgarisë dhe Francës, por më vonë kërkoi ndihmën e autoriteteve turke dhe Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) me bazë në Beograd.

Grupi i bastisjeve dhe arrestimeve filloi më 4 maj kur autoritetet në Paris arrestuan tre francezë gjatë shitjes së një antike të trafikuar.

“Bullgaria dhe Turqia janë të njohur për trashëgiminë e tyre të pasur historike dhe janë bërë një objektiv i privilegjuar për trafikantët”, tha oficeri francez Eric Delvi./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark