×
  • Lajme
  • Lajme

    E FUNDIT/ Zjarr para Kuvendit të Maqedonisë

    Insajderi
    06 July 2022 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas eskalimit të protestës te sheshi Skënderbeu në Shkup, protestuesit janë zhvendosur tashmë te objekti para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

    Përmes brohoritjeve “Dorëheqje”, “Tradhtarë” , protestuesit kanë djegur fotografitë e deputetëve të shumicës parlamentare.

    Protestat e iniciuara nga opozita maqedonase OBRM-PDUKM dhe E Majta, kanë filluar që disa ditë në qytetin e Shkupit.

    Përmes protestës ata shprehen se nuk e pranojnë propozimin francez i cili sipas tyre mohon identitetin, gjuhën dhe historinë e Maqedonisë.

    Për të shmangur keqkuptimet dhe tensionet e përsëritura nga opozita, Qeveria ka filluar me mbledhjen e grupeve punuese nga të gjitha partitë e vendit për të sqaruar pikat përmbajtjësore nga propozimi francez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark