Prej 3 javësh nuk kishte dalë në ekran, emisioni i fundit i analistit Myftaraj para se të hidhej nga pallati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prej 3 javësh nuk kishte dalë në ekran, emisioni i fundit i analistit Myftaraj para se të hidhej nga pallati

    Insajderi
    07 July 2022 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

    Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska”.

    Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

    Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.

    Burime për Abc bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte.

    Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

    Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark