Hoxha nga Shqipëria për vdekjen e gazetarit: Ky quhet lajm i darkës së Arafatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha nga Shqipëria për vdekjen e gazetarit: Ky quhet lajm i darkës së Arafatit

    Insajderi
    07 July 2022 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hoxha nga Shqipëria, Ahmed Kalaja, ka komentuar vetëvrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj këtë të enjte në Tiranë.

    Kalaja ka shkruar se lajmi për vdekjen e Myftarajt quhet lajm i darkës së Arafatit.

    “I mbeti ëndrra pa realizuar… Lajm i darkës së Arafatit quhet ky… Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij. Ky ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen ne Turqi a arabi?! Madje ligjëronte çdo lloj forme spastrimi ndaj tyre… Madje kishte kallëzuar Kuranin në prokurori… Nuk lejohet të shahet i vdekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungesë niveli por mund të bëni dua alejhi”, ka shkruar ai.

    Kalaja ka thënë se kushdo që i kërkon të thotë ngushëllime do të pësojë block.

    “Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK! Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark