Qeveria e ​Maqedonisë së Veriut dërgon në Kuvend propozimin francez - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e ​Maqedonisë së Veriut dërgon në Kuvend propozimin francez

    Insajderi
    07 July 2022 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të 59-të ka shqyrtuar informacionet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për propozim-kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut me BE-në, të paraqitur nga Presidenca franceze e Bashkimit Evropian.

    Në seancë, qeveria e vendit vendosi që propozimin t’ia përcjellë Kuvendit për shqyrtim dhe miratim të konkluzioneve, sipas procedurave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Partitë shqiptare dhe mazhoranca e mbështesin propozimin francez, ndërsa opozitarët e VMRO-DPMNE kërkojnë ndryshimin e tekstit për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzon qeverinë se po bëhet pjesë e një kompromisi të dëmshëm për vendin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark