Mijëra besimtarë falin Bajramin në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mijëra besimtarë falin Bajramin në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë

    Insajderi
    09 July 2022 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur ditën e sotme Kurban Bajramin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

    Ashtu sikurse çdo vit, besimtarët u mblodhën në shesh për të falur namazin e kësaj dite kaq të rëndësishme për myslimanët e gjithë botës.

    Pas faljes së namazit besimtarët nisin përgatitjet për këtë festë ku presin dhe përcjellin të afërm dhe miq në shtëpi.

    Po ashtu besimtarët myslimanë therin kurban për këtë ditë, duke e shpërndarë atë në tri pjesë dhe duke e dhuruar tek ata që kanë më shumë nevojë.

    Kjo ditë shënon vullnetin e Ibrahimit (Abrahamit në Bibël) për të sakrifikuar djalin e tij, sipas urdhrave të Zotit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark