Insajderi
Biznes

Sot mbahet Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës

Insajderi
14 July 2022 - 10:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot mbahet Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot ( e enjte, 14 korrik 2022) me fillim në ora 10:00 do të mbahet mbledhja Konstituive e Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), në të cilin do të zgjidhen edhe organet e reja drejtuese në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

51 delegatë të Kuvendit të Odës Ekonomike do të votojnë për organet e reja të OEK-ut.

Për RTKlive nga Oda Ekonomike e Kosovës, kanë konfirmuar se deri më tani për të qenë pjesë e garës për kryetar të OEK-ut, janë tre kandidatë.

Ruzhdi Kurtishaj, i cili deri tani ishte kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike, Erëza Vela e cila është një afariste e suksesshme në Kosovë dhe Lulzim Rafuna ish-drejtori i Doganës së Kosovës.

Favorit në këtë garë vlerësohet Ruzhdi Kurtishaj për shkak të angazhimit që kishte në promovimin e turizmit shqiptar në vitet e fundit.

Vela njihet si afariste në Kosovë dhe si gazetare televizive.

Në garë është edhe ish-drejtori i doganës Lulzim Rafuna. I njëjti akuzohej për shmangie tatimore ngase kishte tentuar të liroj veturën e tij nga obligimet doganore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark