U kap duke transportuar emigrantë, 27-vjeçari tenton të vrasë veten në komisariatin e Korçës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U kap duke transportuar emigrantë, 27-vjeçari tenton të vrasë veten në komisariatin e Korçës

    Insajderi
    15 July 2022 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i paraburgosur i moshës 27-vjeçare ka tentuar që ë vrasë veten ditën e sotme në Komisariatin e Policisë Korçë.

    Ai ishte ndaluar nga policia ditën e djeshme pasi po ndihmonte emigrantë të paligjshëm që të kalonin kufirin kundrejt pagesë.

    Në momentin e tentativës për të varur veten është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë dhe aktualisht shtetasi A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    “Më datë 15.07.2022, rreth orës 13:05, në Komisariatin e Policisë Korçë, në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të varë veten me batanije shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në momentin e tentativës për të varur veten është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Aktualisht shtetasi A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

    Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark