I nxehti afrikan, fundjavë me temperatura deri në 40 gradë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I nxehti afrikan, fundjavë me temperatura deri në 40 gradë

    Insajderi
    16 July 2022 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I nxehti afrikan mbetet prezent gjatë kësaj fundjave në Shqipëri, duke sjellë temperatura të larta, deri në 40 gradë celsius. Maksimumet e temperaturave shënohen në Elbasan dhe Berat, por termometri shënon 39 gradë celsius edhe në Shkodër apo Gjirokastër.

    Tirana gjithashtu mbetet një tjetër qark i nxehtë. Teksa në Kukës temperatura arrin deri në 38 gradë, një ndryshim pritet të dielën, kur parashikohet të ketë reshje të pakta shiu në veri dhe verilindje.

    Pjesa më e madhe e Shqipërisë mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, me temperaturat që luhaten nga 15 gradë në mëngjes, në zonat malore dhe termometri do të shënojë 40 gradë celsius të dielën dhe të hënën në mesditë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark