Daçiq: Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia

    Insajderi
    17 July 2022 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se sipas tij kryeministri Albin Kurti duhet të ndalet nga siç i quajti Daçiq “mentorët e tij”.

    Ai theksoi se nëse kërkesa e BE-së për anëtarësimin e Serbisë është heqja dorë nga siç thekson ai “një pjesë e territorit, është e qartë se cili do të jetë vendimi i Serbisë”.

    “Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia. Nuk ka asnjë politikan evropian që nuk e ka dëgjuar këtë njëqind herë edhe nga Vuçiqi edhe nga unë, dhe do t’ua përsërisim sa herë të jetë e nevojshme. Le të shpjegojnë se si janë duke kërkuar nga Serbia, si kandidate për anëtarësim, dhe ata kanë pesë anëtarë të BE-së që gjithashtu nuk e njohin Kosovën, çfarë do të ndodhë me ta nëse dëbohen nga BE-ja, nëse në momentin e hyrjes në BE kërkojnë nga Serbia të japë në një pjesë të territorit të saj, atëherë është e qartë se cili do të jetë vendimi ynë”, theksoi ai për Veçernje Novosti, 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark