EMRI/ Vritet me thikë i riu shqiptar në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRI/ Vritet me thikë i riu shqiptar në Itali

    Insajderi
    19 July 2022 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 32-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Itali. Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Artena dhe 32-vjeçari shqiptar i identifikuar si Fation Bylyshi u gjet i vdekur në një rrugë fshati në Macere me plagë thike në qafë.

    Identifikimi nga karabinierët e kompanisë Colleferro që po ndjekin historinë nuk ka qenë i lehtë.

    Bylyshi ishte gjetur në tokë në një pellg gjaku pa dokumente.

    Sipas rindërtimeve të para mbi incidentin, 32-vjeçari  mund të jetë plagosur në një vilë (tashmë e sekuestruar) në via del Boschetto në kulmin e një mosmarrëveshjeje dhe më pas arriti të arratisej në via di Casa Colonnella ku u gjet në anë të rrugës nga disa banorë të zonës.

    Aktualisht policia italiane ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e Fation Bylyshit. Ata janë shtetas rumunë, 27 dhe 30 vjeç, të dy banues në Artena. Vrasja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet. Hetimet vazhdojnë nga ana e autoriteteve italiane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark