Ngritja e flamurit të BE’së në Tiranë, Rama u kërkon falje shqiptarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritja e flamurit të BE’së në Tiranë, Rama u kërkon falje shqiptarëve

    Insajderi
    20 July 2022 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, sot në Tiranë mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Bashkimit Europian.

    Në fjalimin e tij, Rama i falënderoi qytetarët që ia dhanë besimin si dhe u kërkoi falje atyre për gabimet.

    “I falënderoj sot me përulësinë më të thellë të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij rrugëtimi. U kërkoj thellësisht ndjesë për gabimet e mia, ato që i di dhe ato që nuk i di, por duke i siguruar se asnjë prej tyre nuk është një gabim që buron nga qëllimi për të përfituar në kurriz të të tjerëve”, tha ai.

    Shqipëria po feston edhe sot hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark