Beyer: Për të hyrë në BE, Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Beyer: Për të hyrë në BE, Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën

    Insajderi
    20 July 2022 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eurodeputeti gjerman, Peter Beyer, dërgoi mesazhin e qartë në Beograd se Bashkimi Europian nuk pranon shtete që kanë çështje të pazgjidhura kufitare apo territoriale. 

    Prandaj, ai tha se Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën.

    Nuk mund të ketë çështje të pazgjidhura kufitare apo territoriale brenda BE-së”, tha ai në një konferencë në Beograd.

    Beyer, i cili në Bundestag është edhe raportues i partisë së tij, CDU, për Ballkanin Perëndimor, do të përpilojë një raport për rajonin pas kthimit të tij në Berlin.

    Beyer foli edhe për qasjen e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor, duke thënë se pret nga udhëheqësit e vendit të tij të ofrojnë përmbajtje. 

    “Nuk e kam të qartë se si do të pozicionohet qeveria e re në lidhje me procesin e anëtarësimit, apo çështjen Serbi-Kosovë. Unë shoh që kancelari dhe shefja e diplomacisë udhëtojnë shumë në rajon, por tani duhet të shohim se çfarë përmbajtje do të ofrojnë”, theksoi ai.

    Ai po ashtu tha se nisma Ballkani i Hapur duhet të funksionojë si pjesë e procesit të Berlinit.

    “Unë mendoj se është e mençur që kjo nismë, nëse zbatohet në mënyrë korrekte dhe transparente, të vazhdojë si pjesë e procesit të Berlinit”, tha Beyer.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark