Gjykata merr vendim për shqiptarin që shtiu me armë gjatë protestave në Shkup - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për shqiptarin që shtiu me armë gjatë protestave në Shkup

    Insajderi
    20 July 2022 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jusuf Enuzi- Koka i cili më 6 korrik gjatë protestave të organizuara nga opozita maqedone kundër propozimit francez shtiu me armë në ajër pranë turmës së protestuesve është dënuar me 4 muaj burg.

    Nga Gjykata Penale e Shkupit njoftojnë se Jusuf Enuzi është dërguar në arrest shtëpiak deri sa të bëhet i plotfuqishëm vendimi i shkallës së parë.

    Enuzi qëndroi 8 ditë në paraburgim, derisa ndaj tij ishte ngritur padi penale për “nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.

    Kujtojmë se të shtunën kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez, gjë që i hapi rrugë çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian bashkë me Shqipërinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark