Evazioni i Hysenbelliut/ Zbulohet gjoba e majme e Doganave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Evazioni i Hysenbelliut/ Zbulohet gjoba e majme e Doganave

    Insajderi
    21 July 2022 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Irfan Hysenbelliu ka kryer evazion fiskal në bizneset e tij.

    Drejtoria e Doganave, pas kontrolleve, ka konfirmuar se Hysenbelliu ka kryer evazion, ku edhe e ka gjobitur.

    CNA.al ka mësuar gjobën e majme që Doganat i kanë vënë Hysenbelliut, i cili ka lëshuar në sulm mediet pranë tij.

    Gjoba që duhet të paguajë pronari i “News24” është plot 260 mijë euro.

    Kjo gjobë ka bërë që Hysenbelliu të shantazhojë drejtorin Genti Gazheli, për të cilin thotë se po promovon në poste drejtuese zyrtarët që po gjykohen në Greqi për kontrabandë.

    Ndërkohë që nga ana e tij, Gazheli ka deklaruar se shantazhet dhe gjobat mediatike tashmë i janë bërë rutinë dhe nuk e trembin aspak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark