​Meta: Mezi pres të duartrokas një marrëveshje Kosovë - Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Meta: Mezi pres të duartrokas një marrëveshje Kosovë – Serbi

    Insajderi
    22 July 2022 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se me padurim pret arritjen marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që çon në normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe përfshin njohjen reciproke.

    Në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Meta tha se Kosova u provua që është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe se me të gjitha shtetet ka marrëdhënie të mira.

    “Mezi presim të duartrokasim një marrëveshje qe qon jo vetëm normalizimit por edhe njohjes reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është në interes të të gjithë rajonit. Dua t’iu përgëzoj dhe t’iu nxisë për të ecur në ketë rrugë për të evituar çdo provokim”, tha ai.

    Presidenti i Shqipërisë në largim tha se nga e hëna do të bëjë më shumë për Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark