Pse Presidenti i Sudanit të Jugut mban gjithmonë një kapelë gjatë daljeve publike? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse Presidenti i Sudanit të Jugut mban gjithmonë një kapelë gjatë daljeve publike?

    Insajderi
    22 July 2022 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Salva Kiir Mayardit, presidenti i Sudanit të Jugut, i cili së fundmi u takua me ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka të një zakon të veçantë.

    Edhe pse Juba, kryeqyteti i Sudanit të Jugut është shumë larg nga fushat e Teksasit — Kiir pëlqen të mbajë një kapelë të zezë kauboji (lloji që personat nga Teksasi pëlqejnë të mbajnë).

    Kiir vesh Stetson 10-gallon aq shpesh në publik, saqë është bërë marka e tij tregtare – pavarësisht nëse është duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara apo duke vizituar Kinën, ai dhe kapela e zezë janë të pandashëm.

    Sipas raporteve, kapela ishte një dhuratë për Kiir nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George W. Bush, kur ish-udhëheqësi i Lëvizjes Çlirimtare Popullore të Sudanit vizitoi Shtëpinë e Bardhë në korrik 2006. Kiir-it i pëlqeu kapelja aq shumë, sa thuhet se bleu disa të tjera dhe tani ka një dollap plot me to.

    Kiir me sa duket është mirënjohës ndaj Bush-it për luajtjen e një roli të rëndësishëm në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Paqes të vitit 2005, e cila i dha fund luftës së dytë civile sudaneze dhe hapi rrugën për një referendum mbi pavarësinë e Sudanit të Jugut — një masë që u bë realitet në korrik 2011, dy vite pas përfundimit të mandatit të Bushit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark