
Bordi i Karburanteve është mbledhur këtë të premte dhe ka vendosur të ulë çmimet, gati 24 orë pas uljes që bëri ditën e djeshme. Nafta është ulur me 6 lekë/litri dhe nga pasditja e sotme do të shitet me 226 lekë, nga 232 lekë që u vendos dje.
Po ashtu, edhe benzina është ulur në 211 lekë/ litri, nga 216 lekë që ishte. Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar dhe nga pasditja e kësaj të premteje do shitet përsëri me 81 lekë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 22 Korrik ora 18.00 pasdite, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, njofton Bordi./newsbomb.al