Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lupç, ku ka mbetur rëndë i lënduar Imami i këtij fshati Zeqir Berisha i cili është sulmuar nga tre përsona.
Në lidhje me ketë qytetarët e fshatit Lupç për Gazetën Insajderi treguan më shumë në lidhje me këtë rast.
Ata u shprehën të tronditur dhe shpresojnë të jetë rasti i fundit i këtij lloji.
Njëri ndër ta për Insajderin rrëfeu edhe zanafillën e konfliktit që qoj deri në sulmin e Imamit.
“Kështu ka ndodh edhe më moti, para një viti dy, por shteti nuk ka ndërmarrë asgjë dhe ka ardhe te kjo më e keqja, po shyqyr që nuk është bërë edhe më e madhe”, tha qytetari.
Ai pati edhe një kritikë për hoxhallarët e rinjë të cilët sipas tij po e keqpërdorin fenë.
“Këta hoxhallarët e rinjë po vijnë të pagum nga tjetër kush”.