Aksident i rëndë në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, policia jep detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident i rëndë në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, policia jep detajet

    Insajderi
    25 July 2022 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ai tha se të lënduarit janë dërguar në SHSKUK.

    “Rreth orës 19:40 në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një akaident trafiku me lëndime ku tre persona dyshohet se kanë pësuar lëndime të rënda. Njësitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor”, ka thënë Kelani.

    Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark