15 vjeçarja e fejuar me 25 vjeçarin zhduket - nëna e raporton rastin në Polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vjeçarja e fejuar me 25 vjeçarin zhduket – nëna e raporton rastin në Polici

    Insajderi
    26 July 2022 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nënë ka njoftuar policinë se vajza e saj 15-vjeçe është fejuar para tre muajsh me një 25-vjeçar, por sipas saj, marrëveshja mes familjeve ishte që martesa të mos bëhej para se vajza ta arrijë moshën madhore.

    Por, i fejuari e ka marrë 15-vjeçaren dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

    Rasti është duke u hetuar në polici.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇARE /Prizren 25.07.2022 – 09:00. Ankuesja femër kosovare raporton se vajza e saj e mitur e moshës 15 vjeçare para 3 muajsh ishte fejuar me të dyshuarin mashkull kosovar të moshës 25 vjeçare, me familjen e të cilit kishin marrëveshje që martesa të mos bëhej para se vajza të arrijë moshën madhore. Ndërsa i dyshuari me datën e lartë cekur kishte mare vajzën e ankueses dhe nuk dihet vend ndodhja e tyre. Rasti nën hetime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark