
Fatmir Humolli, deputeti i Vetëvendosjes, ka thënë se ai mund të largohet nga partia e Albin Kurtit.
“Ka qenë një pyetje se mos një pjesë e grupit të Gashit që ka thënë kam treguar se jam i pavarur në kuadër të LVV-së sepse kam hyrë i pavarur. Nëse dua e bëj një grup timin e jo të bëhem pjesë e LDK-së. Nëse shkon kjo ngathtësi e qeverisjes për ti realizuar premtimet e programit gjatë fushatës. Ose duhet me bo ndërrime qeveritare”, ka thënë ai në Dukagjin, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai tregoi se është zhgënjyer nga Lëvizja Vetëvendosje dhe njëkohësisht është i pakënaqur me qasjen dhe punën e deritanishme të këtij subjekti që po udhëheq vendin.
“Unë s’mundem me nejtë brenda grupit të LVV-së përderisa nuk është duke realizuar asgjë prej kërkesës sime nga LVV-ja për çka kam hyrë si deputet në LVV. Unë i kam raportet e mira me LVV-në dhe të gjitha partitë e tjera. Mundemi me diskutu në këtë drejtim. PO shoh që ka të pakënaqur në krejt partitë. Jam i pakënaqur unë me LVV-në, për momentin është se unë për dy vite nuk votoj kundër kësaj qeverie”
Ai madje ka thënë se nëse rrëzimi i Kurtit varet nga vota e tij, ai do të votojë për largimin e Qeverisë së tanishme nga pushteti.
Lexo edhe: