U hodh nga makina për t’i shpëtuar përplasjes, ndërron jetë shqiptari në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U hodh nga makina për t’i shpëtuar përplasjes, ndërron jetë shqiptari në Itali

    Insajderi
    31 July 2022 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 37-vjeçari në Itali ditën e djeshme në zonën e Casatimsa (Pavia).

    Për arsye ende të panjohura mësohet se shqiptari pasi humbi kontrollin e makinës ka tentuar të frenojë për më shumë se 50 metra, duke përfunduar në dalje të rrugës ku është përplasur me një pemë, raportojnë mediet italiane.

    37-vjeçari, i cili ndodhej vetëm në makinë, për t’i shpëtuar përplasjes fatale është hedhur nga makina në ecje, por kjo rezultoi fatale për të.

    Ambulanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark