Kjo është shqiptarja e cila u vra me thikë nga burri në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kjo është shqiptarja e cila u vra me thikë nga burri në Greqi

    Insajderi
    02 August 2022 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediet greke kanë publikuar emrin dhe foton e 41-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti mbrëmjen e së dielës, 30 korrik në Zakinthos të Greqisë.

    Lonora Serina është emri gruas fatkeqe, e cila dha frymën e fundit në spitalin e Zakinthos, ku mbërrit pas plagëve të rënda të shkaktuara nga goditja me thikë në fyt dhe gjoks.

    Protothema.gr raporton se trupi i 41-vjeçares do të transportohet në Shqipëri dhe se funerali i Lonorës do të behet te premten, 5 gusht.

    Xhelozia e sëmurë duket se ka qenë arsyeja e vrasjes tragjike të shqiptares në Greqi, shkruan ERT.

    51-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, 41-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje.

    Megjithatë, gruaja fatkeqe ishte e bindur se burri i saj kishte kapërcyer xhelozinë patologjike që kishte për të dhe kështu 41-vjeçarja e pranoi në shtëpi.

    Kujtojmë se 51-vjeçari u arrestua nga autoritetet greke, ndërsa dëshmoi se aktin e rëndë e ndërmori pasi sipas tij gruaja e tradhtonte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark