Publikohen pamje rrënqethëse - momenti kur babai i 7-vjeçares bie në gjunjë nga dhimbja dhe i vërsulet policit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamje rrënqethëse – momenti kur babai i 7-vjeçares bie në gjunjë nga dhimbja dhe i vërsulet policit

    Insajderi
    03 August 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fotot që shihni tregojnë momentin e përplasjes së babait që humbi 7-vjeçaren në mënyrë tragjike dhe të drejtuesit të gomones Arjan Tase që goditi vajzën e vogël.

    Gjithashtu në një tjetër foto duket edhe momenti dramatik kur babai i vajzës së ndjerë ka rënë në tokë me dy duar në kokë, i tronditur nga humbja e vajzës.

    Kujtojmë se dëshmitarët janë shprehur se drejtuesi i gomones, ka qëndruar indiferent,  por edhe i është kthyer ashpër prindërve të vajzës që humbi jetën.

    Ndërkohë ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë.

    Ishte ish-shefi i komisariatit të Himarës, Tase, që po kryente manovra të rrezikshme dhe me shpejtësi në breg të detit, duke shkaktuar këtë tragjedi që tronditi mbarë opinionin publik.

    Ndërkohë mbrëmë qytetarët në Tiranë kanë ndezur qirinj te kryeministria në shenjë homazhi për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë, pasi u godit nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

    Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano dhe ministres se Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

    Po ashtu, ata kanë shprehur ngushëllimet për familjen e 7-vjeçares, për të kaluar dhimbjen e thellë që ka tronditur çdo shqiptar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark