Toyota demonstron makinën e parë fluturuese - Insajderi
×
Teknologji

Toyota demonstron makinën e parë fluturuese

Insajderi
05 June 2017 - 09:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inxhinierët e Toyota demonstruan të shtunën makinën e tyre fluturuese me shpresën se ajo do të jetë funksionale përpara lojërave olimpike të 2020-ës.

Cartivator, një startup prej 30 inxhinierësh filluan zhvillimin e makinës fluturese SkyDrive në 2014-ën.

Shefi i Cartivator, Tsubasa Nakamura, tha se ndërsa makina është ende në zhvillim ekipi i tij prej që ajo të fluturojë në fund të 2018-ës. Gjatë demonstrimit ajo arriti të qëndronte në ajër për ca sekonda.

Ai tha se duhej më shumë stabilitet dhe lartësi në mënyrë që të arrijë flakën olimpike, makinë e cila do të përdoret për të kurorëzuar fillimin e lojërave duke ndezur pishtarin.

Nga ana tjetër inxhinierët shpresojnë se makinat mund të komercializohet në 2025-ën. Toyota ka investuar plot 385 mijë dollar në këtë projekt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark