Gazeta britanike raporton për 7 vjeçaren shqiptare që u vra nga polici me motoskaf - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta britanike raporton për 7 vjeçaren shqiptare që u vra nga polici me motoskaf

    Insajderi
    06 August 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Media britanike “The Sun” ka vijuar edhe sot të shkruajë për tragjedinë e ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7 vjecarja Jonada Avdia u godit për vdekje nga gomonia teksa lahej në breg të detit.

    Në numrin e sotëm ‘The Sun” sjell dëshminë e babait të të miturës, i cili rrëfen se në momentin e tragjedisë ishte edhe ai bashkë me vajzën duke u larë në det, por skafi i cili sipas tij erdhi me shpejtësi, e ndau nga vajza.

    “Skafi erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe. Unë po e mbaja Jonadën për dore por skafi, na ndau mua dhe vajzën.

    Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin” shkruan The Sun./TCh


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark