Shpërthen dajaku në Vlorë: Dy të zinj ua ngacmojnë gratë pushuesve – plas përleshja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen dajaku në Vlorë: Dy të zinj ua ngacmojnë gratë pushuesve – plas përleshja

    Insajderi
    06 August 2022 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duket se jugu nuk po bie qetësi nga trazirat e njëpasnjëshme. Në Vlorë ditën e sotme një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht, ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

    Nisja e këtij sherri ka qenë nga dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

    Përplasja mes tyre ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike dhe kanë gjuajtur me grushte në drejtim të njëri-tjetrit.

    Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark