​Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

    Insajderi
    07 August 2022 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1.318 testime nga të cilat me koronavirus janë konfirmuar 538 raste dhe fatkeqësisht tre persona kanë humbur jetën.

    Më së shumti raste të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar në Tiranë – 184.

    Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83-vjeçe.

    Janë 7.549 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë, ndërsa janë shëruar 657 qytetarë.

    Shqipëria deri më sot ka regjistruar 317.514 raste pozitive, prej tyre 306.402 janë shëruar, 7.549 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.563 pacientë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark