I komplimentoi të dashurën, shqiptari nxjerr armën dhe qëllon kamarierin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I komplimentoi të dashurën, shqiptari nxjerr armën dhe qëllon kamarierin

    Insajderi
    08 August 2022 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 33-vjeçar shqiptar që kishte qëlluar me armë drejt një kamarieri pasi ky i fundit i komplimentoi të dashurën është arrestuar në Itali.

    Ngjarja ka ndodhur në qershor jashtë një lokali në qendër të Anzios.

    I arrestuari është një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i gjurmuar në Riccione, shkruajnë mediet italiane.

    Hetimet u kryen nga Karabinierët e Njësisë së Hetimit të Grupit Frascati dhe Compagnia di Anzio, nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Velleteri.

    Shqiptari goditi kamarierin në kofshë rreth orës 03:30 më 19 qershor. Ai mbeti i plagosur, por episodi mund të kishte pasoja më të rënda, sipas hetuesve.

    Sipas rindërtimit të ngjarjes, i dyshuari nxori armën nga çanta dhe e qëlloi kamarierin pas komplimenteve që ky i fundit i bëri të dashurës së tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark