Insajderi
Biznes

KEDS me njoftim të rëndësishëm lidhur me zjarret në zonën e Klinës

Insajderi
08 August 2022 - 16:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KEDS me njoftim të rëndësishëm lidhur me zjarret në zonën e Klinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth mesditës në Komunën e Klinës. Ky zjarr, burimi i të cilit nuk dihet ende,  ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike. Për pasojë, disa fshatra të kësaj komune, përkatësisht Drenoci, Poterqa, Dugujeva dhe Bokshiqi janë pa energji elektrike.

Ekipet tona janë në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve tu kthehet energjia elektrike.

Lusim të gjithë të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, pasi ato po bëjnë dëme të mëdha edhe ne asetet elektroenergjetike, duke ndikuar direkt në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.

KEDS


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark