Ministri malazez: Qeveria e Abazoviqit rrëzohet më 19 gusht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri malazez: Qeveria e Abazoviqit rrëzohet më 19 gusht

    Insajderi
    09 August 2022 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave të Malit të Zi, njëkohësisht kryetari i Partisë Popullore Socialiste, Vladimir Jokoviq deklaroi se ka informacione të besueshme se qeveria e kryesuar nga Dritan Abazoviq do të rrëzohet në seancën e 19 gushtit.

    Për Radio Televizionin Malazez, Jokoviq u shpreh se Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Mali i Demokratik, kanë rëndë dakord për rrëzimin e qeverisë.

    “Informacioni im është shumë i besueshëm. DPS dhe Demokratët kanë rënë dakord për gjithçka, është në dorën e tyre. Ne e kemi përfunduar objektivin politik në qeveri dhe jemi plotësisht të lehtësuar të presim rezultatet e votimit më 19 gusht”, u shpreh Jokoviq.

    Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe.

    Partia e presidentit Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviç.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark