Abazoviq nga Dubrovniku: Isha fëmijë atëherë kur Mali i Zi bëri turpin më të madh në histori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq nga Dubrovniku: Isha fëmijë atëherë kur Mali i Zi bëri turpin më të madh në histori

    Insajderi
    10 August 2022 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka vizituar privatisht qytetin e Dubrovnikut teksa ka kritikuar shtetin që tash e drejton për bombardimet në këtë qytet gati 31 vite më parë.

    Abazoviq ka qenë në vizitë bashkë me ministrin e brendshëm, Filip Axhiq, raporton Vijesti

    “Si fëmijë më kujtohet bombardimi i Dubrovnikut – turpi më i madh i Malit të Zi në historinë e tij moderne, pastaj një shtet i robëruar në kthetrat e nacionalizmit, urrejtjes dhe përfitimit të luftës”, ka thënë Abazoviq.

    Ai është shprehur i lumtur që mund të ecë lirshëm në Dubrovnik e të flas me njerëzit e këtij qyteti të cilët i ka cilësuar si njerëz të dashur.

    Abazoviq po pretendon se po e ushtron pushtetin për të zbutur tensionet ndërmjet nacionaliteteve.

    Së fundmi ai e ka nënshkruar një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe – akt që po ia rrezikon pozitën e kryeministrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark