Pas një mosmarrëveshjeje për drunjtë, vritet me kallashnikov një 55 vjeçar në Fushë-Krujë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas një mosmarrëveshjeje për drunjtë, vritet me kallashnikov një 55 vjeçar në Fushë-Krujë

    Insajderi
    10 August 2022 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 55 vjeçar është vrarë në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.

    Ngjarja ka ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje për drunjtë.

    Raportohet se Klodjan Keqi, në një zonë të pyllëzuar e ka vrarë fqinjin e tij, e identifikuar si Luan Hushi, me kallashnikov.

    Viktima u qëllua në bark dhe fillimisht u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, shkruan Top Channel.

    I dyshuari është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po punon në atë drejtim që i dyshuari të arrestohet.

    Njoftimi policisë:

    Krujë/Informacion paraprak

    Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

    Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark