Rritja e inflacionit në Maqedoninë e Veriut 10.9% në shtatë muajt e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e inflacionit në Maqedoninë e Veriut 10.9% në shtatë muajt e fundit

    Insajderi
    10 August 2022 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rritja e inflacionit në Maqedoninë e Veriut arriti në 10.9 për qind në periudhën janar-korrik 2022, tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, të cilat tri të katërtat e kësaj rritjeje i shpjegojnë me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.

    Enti Shtetëror i Statistikave, nga ana tjetër, ka llogaritur se çmimet e konsumit në korrik janë rritur 14 për qind në baza vjetore, ndërsa kostoja e jetesës 16 për qind.

    Banka Qendrore vlerësoi sot se nuk ka nevojë për një rritje të katërt të normës bazë të interesit, të cilën e mbajti në nivelin 2.5 për qind.

    Në raportin e fundit tremujor, të publikuar në maj, Banka Popullore e Maqedonisë për këtë vit parashikoi inflacion prej 8.8 për qind, me rritje ekonomike prej 2.9 për qind.

    Banka Popullore e Maqedonisë pret që inflacioni të stabilizohet në 3 për qind në vitin 2023 dhe rritja ekonomike të arrijë në 3.6 për qind vitin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark