Mosmarrëveshja me klientin, bëhet për spital pronari i hotelit në Himarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosmarrëveshja me klientin, bëhet për spital pronari i hotelit në Himarë

    Insajderi
    10 August 2022 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk janë gjithmonë klientët ata që abuzohen nga pronarët e hoteleve.

    Jo gjithmonë janë këta të fundit që i hipin në xhamin e makinës, i ngrenë nga rëra, apo i ndjekin me thikë kur s’paguajnë.

    Këtë radhë në jug monedha është kthyer dhe viktimë e një ngjarje të paprecedentë është bërë pronari 70-vjeçar i një hoteli në Himarë.

    Ky i fundit është dhunuar fizikisht nga një klient i tij i cili i ka thyer disa brinjë dhe e ka lënë me çarje në trup pas një mosmarrëveshjeje.

    Emigranti shqiptar nga Gjermania kishte marrë një dhomë për dy veta e ditën e fundit i kishte kërkuar pronarit të moshuar të fuste edhe dy miq të tjerë.

    Pasi ky i fundit i kishte shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona, pushuesi i kishte kërkuar pagesën mbrapsht dhe aty nisi përleshja fizike.

    Emigranti dhunoi pronarin e moshuar e po ashtu shkatërroi edhe dhomën ku kishte qëndruar disa net duke thyer gjithçka.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark