Drogë në frigoriferin e hotelit, si i zbuloi qeni dy të rinjtë shqiptarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drogë në frigoriferin e hotelit, si i zbuloi qeni dy të rinjtë shqiptarë

    Insajderi
    11 August 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditen e djeshme, policia e Riminit ka arrestuar 2 shqiptarë me akuzën e shpërndarjes së drogës.

    Në orën 17:20 policia ka shkuar në një hotel në Marina Centro për të kryer kontrolle  pas informacioneve që kishte marrë.

    Kur agjentët kanë nisur kontrollin  i kanë rënë në sy dy shqiptarët të cilët tentuan t’i shmangeshin kontrollit dhe u kthyen me shpejtësi në dhomën e tyre.

    Në këtë moment është kërkuar ndihma e qenve të drogës.

    Qentë kanë çuar agjentët në dhomën e dy të rinjve.

    Në dhomën e hotelit u zbulua droga e fshehur. Të rinjtë përveçse e kishin mbështjellë me rroba e kishin fshehur në frigorifer.

    Ata u arrestuan dhe ndodhen në pritje të gjykimit. Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Riminit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark