×
Hulumtime/Analiza / Analiza

“Recidiviste e rasteve penale” – Detaje nga vendimi për caktimin e paraburgimit ndaj 22 vjeçares Syla që dyshohet për plagosjen e Vali Corleones

Insajderi
12 August 2022 - 15:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Për dy vepra penale po hetohet 22 vjecarja Anita Syla, e cila të enjten në orët e mëngjesit u arrestua për plagosjen e Princvalentino Corleone, i njohur si Vali Corleone. Ajo është duke u hetuar për tentim vrasje dhe përdorim i armës pa leje e pa austorizim. Sot Gjyakata Themelore e Gjilanit, i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pas kërkesës së Prokurorisë. Gazeta Insajderi, sjell detaje të vendimit të gjyaktës në arsyetimin e të cilës thuhet se Syla është recidiviste edhe e rasteve tjera penale

Gjykata Themelore e Gjilanit, ka marrë vendim që ndaj Anita Sylajt e dyshuar për tentim vrasjen e Vali Corleones, të mbetët në paraburgim për 30 ditë.

“Caktohet paraburgimi në kohëzgjatjë prëj I (një) muaji, i cili do t’i llogaritet prej kohës së arrestit prej datës 11.08.2022 dhe do t’i zgjase deri me daten I 0.09.2022 konform dispozitave ligjore”, thuhet në vendimin që e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin P. C., në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me armë zjarri – pistoletë duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë të këmbës, me ç’rast i shkakton dëmtime trupore dhe i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Në vendimin që ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes, derisa policia e ka arrestuar atë në ora 04:16 minuta. Kurse viktima menjëherë ishte dërguar në Spitalin Regjional të Gjilanit për ndihmë mjekësore.

Gazeta Insajderi, raportoi ekskluzivisht se e dyshuar në këtë rast ishte Anita Syla, e cila ishte duke bashkëjetuar me Corleonen tash e një kohë.

Pasi e dyshuara Syla ishte ndaluar për 48 orë, Prokuroria bëri kërkesën për masën e paraburgimit.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhej ndaj Sylës duhet të vendoset masa e paraburgimit pasi ekzistonte rreziku se e njëjta mund të ndikoj në rrjedhën e hetimeve.

“Ekzistonë bazë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurës sepsë ka arsye për të besuar se  nëse ajo gjendet ën liri mund të pengoj rrjedhjen e procedurës normale të hetimeve duke i fshehur faktet-provat”

Për më tepër Prokuroria në kërkesë e specifikon se e dyshuara mund të ndihoj edhe tek viktima Vali Corleone dhe te dëshmitarja nga Beogradi që ka qenë e pranishme aty.

“Dhe në këtë mënyrë do të pengohet rrjedha e procedurës penale, si dhe duke marrë për bazë rrjedha e procedurës penale, edhe natyra e pesha e veprës penale mënyra dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale cilësitë e saj personale, ekziston rreziku se poqese e njëjta do të gjendet në liri do të mund ta përsëris veprën”, thuhet më tej në kërkesën e Prokurorisë.

Syla dhe avokati i saj mbrojtës kanë kërkuar t`i caktohet ndonjë masë më e butë, shkruan Insajderi

Kurse Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqytimit të rastit dhe të gjitha provave ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarës Syla.

Për më tepër gjykatësi përmend se e dyshuar ka edhe vepra të tjera për cka shtohet dyshimi se mund ta përsëris veprën.

“Pastaj duke marr për bazë edhe karakteristikat e saja personale që e njëjta është edhe recidiviste e veprave penale e që nga data baza  e të dhënave të Policisë së Kosovës, evidentohet se ka edhe vepra të tjera penale, si dhe ambienti dhe kushtet në të cilat jeton, të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e saj në liri ajo mund të përsërisë veprën penale, apo edhe të kryej vepër tjetër”, thuhet më tej në vendimin që ka siguruar gazeta. /Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark