Gjukanoviq: Një tragjedi e pa mbajtur mend që prek gjithë Malin e Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjukanoviq: Një tragjedi e pa mbajtur mend që prek gjithë Malin e Zi

    Insajderi
    12 August 2022 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Të gjithë ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto momente të vështira”, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pas ngjarjes së sotme që ndodhi në Cetinë ku mbetën të vdekur 11 persona nga një 34-vjeçar që gjuajti me armë.

    Me anë të një postimi në Twitter, Gjukanoviq shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave.

    “Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinë. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto momente të vështira. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar mes tjerash ai në llogarinë e tij në Twitter.

    Kreu i shtetit malazez i bëri thirrje qeverisë që të shpallë Ditë Zie në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark