Tragjedi në rrugët e Italisë, vdesin 4 të rinj në aksident, mes tyre 19-vjeçari shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjedi në rrugët e Italisë, vdesin 4 të rinj në aksident, mes tyre 19-vjeçari shqiptar

    Insajderi
    14 August 2022 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Orët e para të ditës së sotme, 14 gusht, ka ndodhur një aksident i rëndë në Godega di Sant’Urbano, Itali.

    Një Volkswagen Polo, me 4 të rinj brenda (midis moshës 18-19 vjeç), humbi kontrollin në kthesë dhe doli nga rruga.

    Mjeti përfundoi në një kanal kullues, përmbys. Pasojat ishin fatale, asnjë nga 4 të rinjtë nuk mbijetoi.

    Të rinjtë, sipas mediave italiane, po ktheheshin në shtëpi pas një feste.

    Viktimat janë tre djem italianë dhe një shqiptar i moshës 19 vjeç.

    Ata që ngritën alarmin në lidhje me aksidentin ishin banorët e zonës të cilët kishin dëgjuar zhurmën. Menjëherë kishin telefonuar policinë dhe ambulancën, por ishte tepër vonë pasi të rinjtë kishin ndërruar jetë.

    Hetimet mbi shkaqet e aksidentit kanë nisur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark