Fotografia historike: Kurorëzimi i Mrbretit dhe Mbretëreshës së Shqipërisë më 1939 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografia historike: Kurorëzimi i Mrbretit dhe Mbretëreshës së Shqipërisë më 1939

    Insajderi
    14 August 2022 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Historic Photographs”, një faqe shumë e ndjekur ndërkombëtare në Facebook, ka zgjedhur që sot ta publikojë një fotografi nga ceremonia e kurorëzimit të Viktor Emmanuelit III dhe Elenës si mbret dhe mbretëreshë të Shqipërisë.

    “Mbreti Viktor Emmanuel III dhe Mbretëresha Elena gjatë ceremonisë së kurorëzimit të tyre si Mbret dhe Mbretëreshë e Shqipërisë, Pallati Kuirinal, Romë, 1939”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë

    Princesha Elena e Malit të Zi, ose e njohur si Mbretëresha Elena e Italisë ishte e bija e Mbretit Nikollë të Malit të Zi dhe gruas e tij, Milena Vukotiq. Ajo ishte bashkëshortia e Victor Emmanuelit III të Italisë dhe Mbretëresha e Italisë nga viti 1900 deri në vitin 1946, si dhe dhe Mbretëresha e Shqipërisë nga 1939 deri më 1943.

    Victor Emmanueli III, ndërkaq, ishte mbreti i fundit i Italisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark