Çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj terrorizmit islamik? - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj terrorizmit islamik?

    Insajderi
    06 June 2017 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmi terrorist në Londër menjëherë pak ditë pas atij të Mançesterit ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes problemin e qëndrimit ndaj terrorizmit islamik në Evropë. Kryeministrja britanike Theresa May u shpreh për një kurs të ashpër kundër ekstremizmit islamik, pas një kohe kur ndaj këtij ekstremizmi sipas saj qe treguar tolerancë e tepruar.

    “Jo çdo gjë mund të vazhdojë si deri tani” – tha kryeministrja britanike dhe në këtë kontekst edhe në Gjermani pas ngushëllimeve dhe shprehjes së keqardhjes, apo veprimeve simbolike, si ndriçimi i Portës së Brandenburgut me ngjyrat e flamurit britanik, filluan sërish diskutimet për masa më të rrepta mbikëqyrjeje për mjedisin islamik.

    Edhe 12-vjeçarët nën vëzhgim?

    Koalicioni i madh që qeveris Gjermaninë e ka vendosur tashmë uljen e moshës së personave që mund të hetohen dhe mbikëqyren – nga 18 ne 14 vjeç, por landi i Bavarisë ka vendosur që në raste dyshimesh të hetojë dhe mbikëqyrë edhe 12-vjeçar p.sh. në rast se ka dyshime konkrete se ata janë të përfshirë në mjedise islamike.

    Por kryetarja e Këshillit gjerman të Federatës, kryeministrja e landit Rheinland-Pfalz  Malu Dreyer, e kritikoi propozimin e bërë nga ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann për ta ulur edhe më tej moshën e personave që mund të mbikëqyren. Sipas saj vërtet që është një realitet i hidhur që fëmijët radikalizohen me qëllim, po se “më e rëndësishme është që të investohet në masa parandaluese.

    Sipas të dhënave të organeve gjermane të Mbrojtjes Kushtetuese IS-i po përpiqet me forcë që të rekrutojë sidomos gra dhe fëmijë. Dhe për këtë një rol të rëndësishëm luajnë sidomos rrjetet sociale dhe grupet në WhatsApp./DW/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark