Insajderi
Biznes

Brendet pjesëmarrëse të birrave në Beerfest Kosova 22

Insajderi
19 August 2022 - 11:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Brendet pjesëmarrëse të birrave në Beerfest Kosova 22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Beerfest Kosova 22, organizohet me 19 deri 21 Gusht në Parkingun Prapa Pallatit të Rinisë ne Prishtine. Hapja zyrtare bëhet sot me 19 gusht duke filluar në ora 18:00.

Beerfest Kosova 22’ në këtë edicion përveç brendeve të njohura të birrave i ka dhënë hapësirë edhe pjesëmarrjes së Birrave të reja.  Adhuruesit e birrave në festival do t’i kenë prezent 17 brende vendore dhe ndërkombëtare të birrave. Në mesin e këtyre brendeve do të jenë edhe disa Birra të reja që për herë të parë do të jenë prezentë në këtë edicion.

Brendet pjesëmarrëse të birrave në këtë edicion janë: Peja, Tuborg, Somersby, Carlsberg, Heineken, Birra Moretti, Nastro Azzurro, Peroni, Grolsch, Corona Extra, Kozel, Asahi, Pirshtina, Morea, IIlyrian Castle, Wellf Brau, Sabaja.

Padyshim që festivalit si çdo herë nuk do ti mungojnë edhe  lojëra shpërblyese që do të bëhen në këndin e lojërave.

Sipas MODUS Events, edicioni i sivjetmë do të ketë edhe konceptin “Green” të organizmit dhe mbetjet nga kanaqet dhe gotat e plastikes do te dërgohen në riciklim.

Organizimin e Beerfest 22’, MODUS Events e ka bërë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark