Apple njofton përdoruesit e iPhone-ve për rrezikun nga hakerët - Insajderi
×
Teknologji

Apple njofton përdoruesit e iPhone-ve për rrezikun nga hakerët

Insajderi
19 August 2022 - 13:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Apple tha se një e metë po lejon hakerët që të marrin kontrollin e iPhone-ve, iPad-ëve dhe kompjuterëve Mac, duke u bërë thirrje përdoruesve që të instalojnë një përditësim emergjent të softuerit.

Ky përditësim u lëshua në mesin e javës nga gjiganti i teknologjisë, me qëllim që të rregullohej një dobësi që hakerët po e shfrytëzonin.

“Apple është në dijeni për këtë problem që mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive”, tha kompania amerikane.

Megjithatë, Apple nuk tregoi nëse kishte informacion lidhur me shkallën e kësaj ndërhyrjeje nga hakerët.

E meta e gjetur nënkuptonte se hakerët kishin mundësi të merrnin kontrollin e pajisjeve, duke pasur qasje në çdo të dhënë apo aftësi të pajisjeve.

Përditësimi është lëshuar për iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët Mac që kanë sisteme operative të ndjeshme.REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark