Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Insajderi
    19 August 2022 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i infektimeve nga COVID në vendin tonë mbetet i lartë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë qindra persona.

    Gjithsej janë kryer 1412 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 498 qytetarë, në këto bashki:

    147 në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnje, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Prrenjas.

    Numri i personave aktivë në vendin tonë arrin në 3,724, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

    Gjatë 24 orëve të fundit vetëm një 72-vjeçar nga Kruja nuk ka arritur të mbijetojë.

    521 qytetarë janë shëruar gjatë orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,796 që nga fillimi i epidemisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark