Edhe Shqipëria s’ka më rrymë, blen miliona euro energji vetëm për fundjavë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Shqipëria s’ka më rrymë, blen miliona euro energji vetëm për fundjavë

    Insajderi
    19 August 2022 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    7.6 milion euro  i ka kushtuar Korporatës Elektroenergjitke Shqiptare blerja e energjisë elektrike vetëm për fundjavën. KESH ka mbyllur procedurën e blerjes së energjisë për periudhën 20-21 gusht duke e siguruar atë me një çmim mesatar prej 487,75 euro.

    Për të plotësuar nevojat e vendit për furnizim me energji  vetëm për fundjavën është blerë 15,624 mwh. Në bursa çmimi i energjisë ka arritur nivele rekord duke tejkaluar nivelin prej 500 euro mwh  në disa orare piku. Pak ditë më parë Korporata Elektroenergjitike anuloi procedurën për blerjen e energjisë   duke plotësuar nevojat e vendit me energji nga prodhimi vendas.

    Por rënia e nivelit në Fierzë dhe thatësira e tejzgjatur duket se ka detyruar KESH që të hapë tender për të siguruar energji edhe për periudhën 22-28 gusht.

    Në total për  këtë javë kërkohet 47mije e 600 MwH energji. Që prej disa ditëve ministrja e energjisë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi në rrjete sociale për të kursyer energji. Për shkak të çmimeve të larta i bëhet thirrje qytetarëve që të  shpenzojnë sa më pak energji elektrike./abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark