Abazaoviq prezantoi iniciativën për rikonstruktimin e Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazaoviq prezantoi iniciativën për rikonstruktimin e Qeverisë

    Insajderi
    19 August 2022 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazaoviq në seancën e Kuvendit për mosbesimin e Qeverisë së drejtuar nga ai, ka prezantuar iniciativën për rikonstruktimin e Qeverisë, duke bërë ftesë të gjithëve përveç nismëtarëve të ndërrimit të qeverisë.

    “Qeveria dhe shumica parlamentare shprehin gatishmërinë për vendosjen e një moratoriumi për të gjitha çështjet identiare që përçajnë shoqërinë dhe rreth të cilave nuk është e mundur të arrihet një konsensus më i gjerë shoqëror” tha kryeministri Dritan Abazoviq.

    Ndërkohë, me akuza e kundër-akuza po vazhdon seanca e Kuvendit të Malit të Zi. Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirrur pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark