Koreografi Robert Nuha do ta përfaqësojë Kosovë në Jerusalem Solo Dance Festival në Izrael - Insajderi
×
Kulturë

Koreografi Robert Nuha do ta përfaqësojë Kosovë në Jerusalem Solo Dance Festival në Izrael

Insajderi
22 August 2022 - 12:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Koreografi i njohur kosovar, Robert Nuha do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në festivalin Jerusalem Solo Dance Festival që do të mbahet në Shtetin e Izraelit, nën organizimin e koreografes se njohur izraelite me famë botërore, Miriam Engel.

“Me këtë rast do të qëndroj në rezidencën artistike në Izrael, nga data 22 gusht deri më 9 shtator, me ç’rast do ta mbyll atë përvojë me premierën botërore të densit bashkëkohor të njohur si “Mechanical”, ka shkruar Nuha në rrjetin social Facebook.

Nuha ka falënderuar Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Izrael dhe të Ngarkuarën me Punë të Republikës së Kosovës në Jerusalem, znj. Ines Demiri, ambasadat e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë Shkëlqesinë e Saj, si dhe Ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, znj. Tamar Ziv për mbështetjen.

Në qershor të këtij viti, koreografja izraelite Miriam Engel dhuroi performancën artistike “Ndal luftën” në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit të vetëm feminist në Ballkan “FemArt”, në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark