Rrufeja mbytë 165 krerë dele, çobani në lot: Më ndihmoni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrufeja mbytë 165 krerë dele, çobani në lot: Më ndihmoni

    Insajderi
    23 August 2022 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrufe ka goditur një tufë delesh në Gramsh, e si pasojë 165 krerë kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht çobani.

    Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pas një stuhie shiu që mbuloi qendrën administrative Kukur.

    Çobani i cili ka shpëtuar mrekullisht, Skënder Shuli, me lot në sy bën apel për ndihmë nga qeveria, pasi thotë se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.

    “Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, thotë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark