Vdes gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes gjenerali serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

    Insajderi
    23 August 2022 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjenerali i pensionuar i ushtrisë së Serbisë, Bozhidar Deliq, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

    Deliq kishte shërbyer në ushtrinë serbe përgjatë luftës në Kosovë dhe dyshohej për krime lufte në Kosovë.

    Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të partisë së Deliqit për gazetën serbe B92.

    Siç kishte treguar drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, brigada që kishte drejtuar Deliq dyshohet se është përgjegjëse për vrajsjen e 2 mijë civilëve në komunat e Suharekës, Rahovecit dhe të Gjakovës.

    “Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi kanë bërë kallëzim ndaj Bozhidar Deliqit dhe ndaj 10 personave të tjerë për krimet e kryera më 25 mars 1999-të në Tërrnjë të Suharekës. Në territorin nën përgjegjësinë e kësaj brigade janë kryer krime të shumta. Dhe ne kemi thënë që 2 mijë njerëz janë vrarë në komunat Suharekë, Rahovec dhe Gjakovë. Por, krimi më masiv është ai i Mejës ku mbi 365 civilë shqiptarë, nga forcat serbe. Në mesin e tyre ka vepruar edhe brigada “549” “- kishte dekalruar Blakaj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark